Friday, 21. August 2026
Sport

Shkëndija mbush arkën e klubit të Superiores

GS 01/01/2025 1 Min. Lesezeit

Aleksandër Trumçi ka spikatur te Shkëndija në sezonin e tij të parë në Tetovë.

Mbrojtësi i huazuar te Bylisi për 6 muaj me të drejtë blerje do të mbushë arkën e ballshiotëve me 50 mijë euro.

Një lëvizje që konkretizohet pikërisht në janar, siç Shkëndija ka lajmëruar me prezantimin e Trumçit në verë.

Mbrojtësi ka kontribuar në tre gola gjatë kampionatit duke shënuar një dhe asistuar dy të tjerë.

Kontrata e firmosur pritet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Teilen: