Friday, 21. August 2026
Sport

Shkon të skuadra e Granit Xhakës

GS 02/01/2025 1 Min. Lesezeit

Bayer Leverkuseni, që ka në petkun e saj kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën, ka përforcuar skuadrën me talentin argjentinas Alejo Sarco. 

“Qendërsulmuesi 18-vjeçar do të transferohet nga skuadra argjentinase CA Velez Sarsfield të klubii i Bundesliga dhe me kontratë deri në vitin 2029. 

‘Sarco është ‘një lojtar premtues i të ardhmes’, – tha drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, transmeton mediumi zviceran “20min”.

Sarco ka luajtur tashmë 20 ndeshje për kombëtaren argjentinase U17 dhe ka shënuar pesë gola.

Në Leverkusen, i riu do të përballet me konkurrencë të klasit të lartë në qendër të sulmit si Victor Boniface dhe Patrik Schick.

Në Bundesligë, kampioni në fuqi është në vendin e dytë, katër pikë pas liderit Bayern Munih. 
 

Teilen: