Viti 2024 nuk ishte fatsjellës për Byernin e Mynihut. Skuadra bavareze, si rrallë herë, nuk futoi asnjë trofe gjatë vitit që sapo lamë pas, megjithatë ekipi më i madh gjerman mund të krenohet me një statistikë të veçantë: Është klubi me mesataren me të lartë të golave të shënuar për ndeshje.
Në listimin e skuadrave me produktive në fazën sulmuese të ‘Tranfermark’, bavarezët qëndrojë në krye, me një mesatare shënimi 2.57 gola për ndeshje. Në 49 ndeshje të luajtura në total, Bayerni ka mundur ta çojë 126 herë topin në rrjetë. Në top-10 është ekipi i vetëm gjerman.
Vendimi i dytë mbahet nga Liverpooli, që ka shënuar 144 gola, por me 8 ndeshje më shumë se Bayerni.
Vendi i tretë mbahet nga Barcelona me një mesatare 2.52 gola për ndeshje. Interesant fakti që të tria skuadrat që kryesojnë në këtë klasifikim mbyllën një sezonin zhgënjyes 2023-2024.
Nga skuadrat italiane në top-10 është vetëm Interi me 2.23 gola për ndeshje.