• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëlqejnë LeBron dhe Curry/ Yjet e NBA nuk kanë ndërmend të ndalen, paraqitje spektakolare

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet kalojnë, por ata mbeten të njëjtë. LeBron James dhe Stephen Curry nuk kanë ndërmend t’ia lenë shpejt skenën yjeve të rinj të NBA, duke shkëlqyer edhe një hertë më shumë se të gjithë në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan.

“Mbreti” ishte protagonist absolute në fitoren e Los Anxheles Lakers kundër Portland me rezultatin 114-106.

LeBron mbylli sfidën si realizuesi më i mirë me 38 pikë, ndërsa paraqitjes së tij mbresëlënëse I shtoi gjithashtu 8 asist dhe 3 topa të kapur në tabelë. Por për suksesin, skuadra kaliforniane kishte nevojë edhe për Kristi me 28 pikë dhe Rivs me dy shifra dopjo, 15 pikë dhe 11 pasime deçizivë.

Me këtë fitore, Lakers forcojnë pozitat e tyre në zonën e play-of në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Në të njëjtin nivel suksesi dhe paraqitja e Stephen Curry, që ndihmoi Golden State në fitoren më të thellë të mbrëmjes 139-105 kundër Filadelfia.

Ylli I Uorriors shënoi 30 pikë dhe plotësoi dy shifrat dopjo edhe me 10 asist për shokët e skuadrës.

Por më mbreslënëse se gjithçka ishte saktësia e Curry në gjuatjet nga fusha, sidomos në ato për tre, që janë edhe arma e tijj më e fortë.

Në këtë mënyrë, Steph la në hije dy shifrat dopjo të Zhoel Embid me 28 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, fitore të rëndësishme siguruan Boston Celtics, Oklahoma dhe Brooklyn Nets.

 

Next Post

Pep Guardiola: Rinovimi i De Bryune? Nuk është una ime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.