Friday, 21. August 2026
Sport

Mbrojtësi shqiptar huazohet te skuadra gjermane

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Andi Hoti, ka kompletuar huazimin e tij nga Magdeburg te Dinamo Dresden deri në fund të sezonit aktual.

Kapiteni i Kosovës U-21 ka ndryshuar ambient, por jo shtet, pasi ka vendosur të kalojë nga Bundesliga 2 në Bundesliga 3.

Hoti ishte pjesë e Magdeburgut në Bundesliga 2 në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni, por hapësirat e pakta bënë që ai të kalojë te Dinamo Dresden, që kryeson renditjen në ligën e tretë dhe është favoritja kryesore për t’u ngjitur në kategori më lart. 

Është vetë faqja zyrtare e Dinamo Dresdenit që ka njoftuar marrëveshjen me Hotin.

“SG Dynamo Dresden ka nënshkruar me Andi Hotin të premten, më 3 janar 2025. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar po transferohet në Dresden në formë huazimi nga FC Magdeburg”.

Kujtojmë që në të kaluarën Hoti ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit, nga ku u transferua te skuadra e Magdeburg.   

Teilen: