Friday, 21. August 2026
Sport

Marcus Thuram rrezikon finalen e Superkupës së Italisë për shkak dëmtimi

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, për të prerë biletën për në finalen e madhe.

Megjithatë ky sukses ka pasur edhe pasoja për skuadrën e Simone Inzaghit.

Sulmuesi Marcus Thuram ka shfaqur një problem muskulor dhe rrezikon të mungojë për finalen e madhe të Superkupës.

Francezi është një nga më të spikaturit tek Interi këtë sezon dhe një mungesë e tij do të hapte probleme të mëdha.

Interi do të përballet në finale të hënën, me fituesin e çiftit Juventus-Milan.

Teilen: