Thursday, 20. August 2026
Sport

E konfirmon edhe trajneri Baroni, ja çfarë do të ndodhë me Elseid Hysajn te Lacio

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Nuk ka dyshime, Lacio bën prapaktheu! Elseid Hysaj do të jetë në fundjavë në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në kampionat. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Baroni, i cili në konferencën për shtyp ndër të tjera u shpreh: 

“Hysaj dhe Bashiç do të jenë me patjetër në atë ndeshje. Janë djem që luajtën në Kupën e Italisë dhe do na japin një dorë të madhe në fundjavë. Le të përfitojmë nga merkatoja për të futur në listë këta lojtarë”, shprehet Baroni.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Napolit në Kupën e Italisë në fillim të dhjetorit duke luajtur 90 minuta, sfidë e cila përfundoi 3-1 në favor të lacialëve.  

Teilen: