• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi i Milanos për trofeun e parë të sezonit, statistikat e sfidës Inter-Milan në Superkupë

04/01/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Inter-Milan do të jetë finalja e Superkupës së Italisë për sezonin 2024-2025. Sërish derbi i Milanos, si dy vite më parë, sërish në Riad.

Ky është rezultati i gjysmëfinaleve të Superkupës: të enjten Interi mundi Atalantën 2-0 falë një dygolëshi nga Dumfries. Të premten, Milani përmbysi Juventusin 2-1: pas golit të Yildizit, ishte penalltia e Pulisic dhe autogoli i Gattit që i dhanë kualifikimin në finale trajnerit të ri të kuqezinjve, Conceiçao.

Finalja e Superkupës së Italisë do të luhet të hënën më 6 janar në orën 20:00 (kur në Arabinë Saudite do të jetë ora 22:00) në Al-Awwal Park në Riad.

Në rast barazimi në 90-të minutat e kohës së rregullt, koha shtesë nuk do të luhet por ndeshja do të shkojë direkt në penallti.

Për herë të tretë në histori derbi i Milanos do të vendosë Superkupën e Italisë. Ka dy precedentë: në vitin 2011 me fitoren 2-1 në Kinë për kuqezinjtë; në vitin 2023 me triumfin e qartë të zikaltërve, 3-0 në Riad me golat e Dimarco, Dzeko dhe Lautaro.

Kryeson renditjen e Superkupave të fituara Juventusi me 9 trofe, Interi me 8 (3 të fundit radhazi) dhe Milani me 7 (fitorja e fundit në 2016).

Do të jetë derbi numër 241 i Milanos: i treti në Superkupën e Italisë, i katërti që jep një trofe (shtohet Kupa e Italisë ’77, e fituar nga Milani).

Next Post

Derbi i Milanos për trofeun e parë të sezonit, statistikat e sfidës Inter-Milan në Superkupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.