• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali do të ankohet për kartonin e kuq të Vinicius

05/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra do të ankohet për kartonin e kuq të Vinicius Juniorit, pasi braziliani u përjashtua nga loja të premten mbrëma, në fitoren ndaj Valencias.

Madrilenët ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të në La Liga, e fituan me shumë mund 2-1 ndaj Valencias në transfertë.

Golin e fitores madje e shënuan në minutën e 95-të, nëpërmjet Jude Bellingham.

Sulmuesi i krahut, braziliani Vinicius, u përjashtua nga loja në minutën e 79-të.

Ai e shtyu portierin Stole Dimitrievski, ndërsa kartoni i kuq u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

“Ne do të ankohemi. Ne mendojmë se nuk ishte për karton të kuq. Aty duhej të ndëshkoheshin të dy me kartonë të verdhë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

Pas 19 ndeshjeve, Real Madridi ka 43 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Next Post

Përmbysje “mbretërore”/ Real Madrid arrin një triumf të madh në Valencia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.