Thursday, 20. August 2026
Sport

Vllaznia me probleme

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen me Tiranën.

Klasikja e Shqipërisë do të luhet të premten, më 10 janar ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë kanë probleme aktualisht me 3 lojtarë, për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për portierin Qarri, mesfushorin Krymi dhe sulmuesin Gruda.

Këtë të fundit e kanë shoqëruar dëmtimet gjatë këtij edicioni. Në anën tjetër Krymi dhe Qarri kanë probleme prej dhjetorit.

Kështu Brdariç po i bën llogaritë aktualisht pa këto tre lojtarë.

Teilen: