Një barazim emocionues 2-2 në Anfield mes Liverpool dhe Manchester United. Ekipi i Arne Slot nuk arrin të sigurojë fitoren e katërt radhazi në Premier League, ndërsa ekipi i Amorim gjen një pasdite pozitive, duke marrë parasysh si kishin shkuar gjërat. Goli që hap ndeshjen është i Lisandro Martinez në minutën e 52’ për United, i cili u përgjigj më parë Gakpo në minutën 59’ dhe më pas një 11-metërsh i Salah (për një faull me dorë të De Ligt të konfirmuar nga VAR) në minutën 70’. Sidoqoftë, ekipi i Amorim ka forcën për ta rikthyer ndeshjen në barazim me golin e Diallo në minutën e 80’.
Të kuqtë nuk ‘vrasin’ ende kampionatin dhe mbeten me +6 ndaj Arsenalit, pavarësisht se kanë një ndeshje më pak për të luajtur.
Tifozët e paktë të Manchester United në Anfield, në ekstazë. Në minutën 42-të takimit Liverpool – Man. United, Lisandro Martinez realizoi një gol spktakolat me një goditje shumë të fortë prirët me portën, që përfundoi pak poshtë traversës, 0-1.
Vetëm shtatë minuta zgjati epërsia e miqve, pasi në të 59-tën Cody Kakpo e çoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin.
Nuk kanë fund emocionet në Anfield. Në minutën e 70-të, Mohamed Salah shënon golin e përmbysjes së rezultatin në 2-1, por në të 80-tën Diallo kthen sërish ekuilibrin në rezultat: 2-2.
Në minutat shtesë bën heroin Onana me disa pritje të pabesueshme, duke u mohuar golin e tretë të besuarve të arne Slot. Me këtë rezultat, Liverpooli humb mundësinë për t’u shkëputur me dy pikë më shumë nga Arsenali, ndërsa për Man. United pika vlen më shumë për moral.