• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim, i kënaqur me barazimin: Ky është mentaliteti që dua

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim e vuri theksin te mentaliteti i ekipit të Manchester United, që barazoi (2-2) në Anfield, përballë Liverpoolit, në një ndeshje të shkëlqyer për raundin e 20-të të Premier League.

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj se përmirësuam mentalitetin, pozicionet, çdo herë që Liverpooli pati mundësi, ne u qetësuam dhe kishim mundësitë tona. Mund të kishim fituar, por jam më i kënaqur me mënyrën si luajtëm,” e filloi portugezin analizën e tij për mikrofonat e DAZN Portugal.

“Çfarë ndryshoi? Mentaliteti, mënyra se si e përballuam ndeshjen dhe si duam të luajmë. Ndonjëherë mund të luajmë mirë ose jo. Por mënyra se si u rikuperuam, respektuam pozicionet, vuajtëm. Pasi mbaroi ndeshja, të gjithë e panë se lojtarët e Manchester United ishin të lodhur. Nuk kemi pasur këtë ndjesi në javët e tjera,” vazhdoi ai, duke mos dashur të jepte shumë rëndësi faktit që kishte pasur më shumë kohë për të punuar me lojtarët.

Manchester United e di se do të jetë shumë e vështirë të marrë një sulmues këtë dritare dimri të merkatos, por vazhdon të jetë shumë i vëmendshëm ndaj Geovany Quenda, të cilin e kishte piketuar edhe para emërimit të trajnerit portugez.

 

Next Post

Slot: Man. United, me shumë cilësi me dhe pa top, mund të kishim humbur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.