• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Derbi i përket Romës, Pellegrini dhe Saelemaekers ndëshkojnë Lazion

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitore e madhe e Romës në derbi. Në javën e 19-të të Serie A, skuadra e Ranierit mposhti Lazion me rezultatin 2-0 dhe ngushtoi diferencën në renditje, duke arritur në kuotën e 23 pikëve.

Në “Olimpico”, në pjesën e parë, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me një goditje të fortë të Pellegrinit (10′) nga kufiri i zonës dhe pak më vonë dyfishuan rezultatin në një kundërsulm me Saelemaekers (18′).

Në pjesën e dytë, bardhekaltrit rritën ritmin, sulmuan dhe reaguan, por Svilar ishte i vëmendshëm, ndërsa Tchaouna shpërdoroi një mundësi të mirë duke goditur traversën. Në kohën shtesë pati një gjysmë sherri në fushë dhe u ndëshkua me karton të kuq Castellanos pas një përplasjeje me Hummels.

Nuk mund të niste më mirë derbi i Romës për skuadrën verdhekuqe të udhëhequr nga Ranieri. Në minutën e 10-të, Lorenzo Pellegrini dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Saelemaekers, duke zhbllokuar rezultatin.

Roma – Lazio 2-0

Vetëm gjashtë minuta me vonë, asistuesi në rastin e golit të parë, Saelemaekers, e dërgon vetë topin në rrjetë, pasi një depërtimi nga e djathta.

Next Post

Bruno Fernandes flet pas ndeshjes me Liverpoolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.