Thursday, 20. August 2026
Sport

Kaos te Barcelona, kërkohet dorëheqja e presidentit Laporta

GS 06/01/2025 1 Min. Lesezeit

Situata te Barcelona nuk është aspak e mirë, ndërkohë që sezoni sa vjen e bëhet më intesiv.

Janë problemet financiare ato që po pengojnë klubin katalanas të jetë i qetë, ndërkohë që presidenti Joan Laporta i duhet të merret edhe me rivalët e tij.

Sipas mediave spanjolle, dhjetë grupe shoqatash të lidhura me Barcelonën kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të klubit “blaugrana”, Joan Laporta dhe bordit të tij të drejtorëve.

Përmes një deklarate të lëshuar të dielën në mbrëmje, grupet, platformat dhe shoqatat e lidhura me klubin e Barçës kërkojnë ndryshime të menjëhershme në drejtim.

Shkak janë problemet financiare dhe mungesa e federimit të Dani Olmo dhe Pau Víctor.

Sipas shoqatave opozitare, klubi katalanas ka dështuar me menaxhimin e situatës dhe rezultatet mund të ndihen në fushë, duke nisur nga Superkupa.

 

Teilen: