• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Norris paralajmëron Verstappen: Këtë sezon do të jemi të barabartë

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, e mbylli në vendin e dytë botërorin 2024 të Formula 1 për pilotë. Ai shpresoi deri në fund të fitonte duelin me Max Verstappen, por vetëm një pjesë e dytë e mirë e sezonit nuk mjaftoi.

Edhe pse Norris nuk e realizoi ëndrrën e tij, 24 garat e vitit të kaluar sollën mjaft përvojë te piloti i McLaren.

Këtë gjë e pranoi vetë piloti 25-vjeçar, që pranon se ka fituar shumë nga ana teknike e psikologjike.

“Mendoj se ajo që mësova dhe fitova më shumë vitin e kaluar ishte vetëbesimi. Tingëllon shumë e thjeshtë, por unë kam qenë gjithmonë tipi i kundërt i njeriut që gjithmonë kam menduar të bind veten para se të filloj të besoj në diçka”, tha Norris.

“Vjet bëra disa gabime dhe nuk luftova sa duhet me Max, por ishte një përpjekje e mirë dhe e vetmja gjë që mësova është se kam atë që duhet për ta bërë. E di që kam bërë gabime, e di se çfarë jam në gjendje të bëj dhe e di që nëse mund t’i përmirësoj këto gjëra”, shtoi britaniku.

Në fund, piloti i McLaren, që u shpall kampion për konstruktorë, komentoi: “Këtë sezon do të luftoj që në fillim për titullin kampion për pilotë, ndaj jam i emocionuar. Jam ende me pushime, por mezi po pres sezonin e ri të nisë”.

Next Post

Broja kthehet shpejt/ Sulmuesi kuqezi ka vetëm një problem në shpinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.