Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Rikthimi i Brojës në Kupë, trajneri Sean Dyche: Ka një mundësi

GS 07/01/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja ka një shans për t’u përfshirë në ndeshjen e Evertonit në raundin e tretë të FA Cup me Peterborough të enjten.

Duke folur për sulmuesin kuqezi, i cili u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen me Bournemouth në fundjavë, në konferencën për shtyp të së martës para ndeshjes në Finch Farm, trajneri i Everton, Sean Dyche tha: “Armando ka një shans të përfshihet. Sot ai ka qenë në fushë, por ne do të duhet të shohim”.

Fillimisht u mendua për një tjetër mungesë të gjatë të sulmuesit kuqezi, por testet e fundit mjekësore kanë treguar se frika e madhe është larguar. Broja u largua pas gjysmë ore lojë në ndeshjen me Bournemouth në fundjavë, por tani duket se gjithçka ka kaluar.

 

Teilen: