Luis Hasa, 21 vjeç, mesfushor qendror që mund të luajë edhe si trekuartist ose si anësor i majtë, është futbollisti që Napoli e merr nga Lecce për rreth 500 mijë euro.
Kush është talenti që Antonio Conte përgatitet ta mirëpresë? Ai është një lojtar i preferuar i drejtorit sportiv Giovanni Manna, mbështetës i projektit NextGen gjatë kohës së tij tek Juventusi: Manna ka ndjekur të gjithë rrugëtimin e Hasës në akademinë e bardhezinjve dhe ka qenë ai pas këtij operacioni për të shtuar në ekip një lojtar që ka si një nga cilësitë e tij kryesore përshtatshmërinë.
Hasa ka lindur në Sora (Frosinone) nga prindër shqiptarë dhe konsiderohet një nga të rinjtë më premtues, aq sa ka arritur të fitojë një vend të rëndësishëm në ekipet e moshave të kombëtares italiane. Në fitoren e Italisë U-19 kundër Portugalisë në finalen e Kampionatit Evropian (2023) është edhe dora e tij: ishte ai që dha asistin perfekt për golin e Kayode pas një driblimi të shkëlqyer që e çliroi nga një kundërshtar.
Në total, duke përfshirë edhe thirrjet për kombëtaren U-21, ka zhvilluar 26 ndeshje me fanellën kombëtares (6 gola).
Në Torino ai arriti të debutojë me ekipin e parë në gusht të vitit 2023: gjatë një miqësoreje parasezonale kundër Atalantës, zëvendësoi Locatellin. Ishte paraqitja e tij e vetme me ekipin e parë të Juventusit, pasi më pas shkëlqeu tek Juventus U-23 (në Serinë C) ku zhvilloi 32 ndeshje, shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste.
Verën e kaluar, Lecce pagoi 1 milion euro për Hasën (Juventusi mbante 30% të të drejtave mbi një shitje të ardhshme dhe tani do të marrë rreth 150 mijë euro). Por në Salento nuk pati fat: për shkak të një problemi fizik nuk arriti të debutonte në Serinë A, duke grumbulluar vetëm 10 minuta kundër Sassuolos në Kupën e Italisë.
Tani mbetet në dorën e Contes ta vlerësojë formën dhe aftësitë e tij aktuale për të vendosur nëse do ta mbajë në ekip apo ta huazojë për të marrë më shumë minuta.