• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Bomba’ e merkatos, Ronald Araujo pritet të huazohet tek gjiganti italian

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ronald Araujo tek gjiganti italian.

Ronald Araujo i ka thënë “po” Juventusit. Këtë e raporton “Gazzetta dello Sport”, duke shpjeguar se mbrojtësi uruguajan, me pasaportë spanjolle, ka si qëllim të luajë më shumë për t’u rikuperuar pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në Kupën e Amerikës.

Ky dëmtim e mbajti jashtë për gjithë pjesën e parë të sezonit aktual, duke e luajtur ndeshjen e parë vetëm në janar, me një asist në Kupën e Mbretit.

Problemet financiare të Barcelonës mund të ndikojnë gjithashtu në këtë situatë, sepse lojtari mund të dalë në treg në rast të mos rinovimit të kontratës.

Aktualisht është nën kontratë deri më 30 qershor 2026, ka pasur kontakte për vazhdimin e saj, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje. Araujo është mirë te Barcelona, por prioriteti mbetet gjetja e më shumë minutave aktivizim.

Ka edhe klube të tjera nga Premier League që janë të interesuara për Araujo, por oferta nga Juventusi e josh.

Barça ende nuk e ka pranuar mundësinë e huazimit, edhe për shkak të vështirësive financiare, por mund ta bëjë këtë për shkak të pagës shumë të lartë të lojtarit: rreth 6 milionë euro, me Juventusin që do të duhet të paguajë gjysmën e kësaj shume për 6 muajt e huazimit.

Next Post

Lotito heq dorë nga pretendimet financiare, Hysajt drejt largimit nga Lacio

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.