Thursday, 20. August 2026
Sport

Lotito heq dorë nga pretendimet financiare, Hysajt drejt largimit nga Lacio

GS 08/01/2025 1 Min. Lesezeit

Aventurës së Hysajt në Romë po i vjen fundi. Sipas shtypit italian është vetë presidenti i Lacios ai që ka hapur dritën jeshile të largimit të shqiptarit nga kryeqyteti.

Mësohet se Klaudio Lotito u ka bërë me dije drejtuesve të Lacios që të nisin negociatat për largimin e Hysajt edhe nëse pretendentet nuk do të ofrojnë para për kartonin e tij.

Mësohet se Lacio është e gatshme që të privohet prej shërbimeve të shqiptarit nëpërmjet formulës së huazimit.

Teilen: