• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Superkupa në Arabinë Saudite është e mirë për futbollin spanjoll

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka përkrahur idenë e Federatës Spanjolle të Futbollit për ta zhvilluar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

I pyetur për polemikat e Superkupës së Spanjës që po luhet në Arabinë Saudite, Ancelotti përkrahi idenë dhe vendimin.

“Mbajtja e garës këtu është e mirë për futbollin spanjoll. Së pari për skuadrat që luajnë këtu, sepse kanë mundësinë të marrin mbështetjen e të gjithë tifozëve që janë këtu”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ndonjëherë mendojmë se jemi më të mirët. Jo vetëm lojtarët, por pak nga të gjithë. Skuadra ka një dinamikë të mirë. Mendoj se është një garë e rëndësishme. Është gara e parë i vitit. Na ka sjellë shumë motivim dhe shpresojmë që Superkupa të na sjellë motivim dhe angazhim”, përfundoi trajneri i “Los Blancos”.

Federata Spanjolle është kritikuar për organizimin e Superkupës jashtë Spanjës, për të cilën thuhet se marrin para shtesë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Real Madridi duket i përqendruar në fitimin e turneut pavarësisht se ku do të mbahet dhe të fitojë trofeun e dytë të sezonit 2024-2025. 

Next Post

Barça do të nxjerrë në ankand reliket e çmuara të ‘Camp Nou’... edhe dollapin e Messit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.