• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E kërkojnë në MLS, Uzuni refuzon të stërvitet me Granadën

09/01/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Merkato dimërore te Granada duhej të kalonte pa shumë surpriza, por qetësia u hodh në erë nga Myrto Uzuni. Shqiptari, i cili ishte në kërkim të një përmirësimi në kontratën e tij, ka një ofertë nga MLS dhe ka refuzuar të stërvitet deri në zgjidhjen e situatës së tij, gjë që vë në pozita klubin andaluzian, i cili do të duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë.

Në moshën 29-vjeçare dhe me një paraqitje të jashtëzakonshme, Uzuni prej disa kohësh kërkonte një përmirësim të kontratës me Granadën, një marrëveshje e pa arritur.

Shqiptari ka një ofertë nga FC Austin e MLS. Skuadra amerikane do të ishte e gatshme të paguante rreth dhjetë milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit beratas, i cili do të dyfishonte pagën e tij, duke i afruar atij një milion e gjysmë euro, ofertë kjo që duket e parezistueshme.

Përballë kësaj situate, Uzuni vendosi të largohej pas pushimit dimëror dhe nuk pranoi të stërvitet, duke humbur ndeshjen ndaj Getafes, mungesë që do të përsëritet këtë të premte ndaj Burgos, siç konfirmoi trajneri Escribá në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Next Post

Modric preket nga virusi, nuk luan sonte ndaj Mallorcas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.