• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modric preket nga virusi, nuk luan sonte ndaj Mallorcas

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi nuk do të mundë të llogarisë në Luka Modricin sonte.

 

Klubi madrilen ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se përfaqësuesi kroat e ka pësuar një infeksion dhe ky virus do t’ia pamundësojë atij paraqitjen ndaj Mallorcas në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Së fundmi, trajneri Carlo Ancelotti e lavdëroi ish-futbollistin e Tottenhamit, për të cilin tha se është një dhuratë e futbollit, ndërsa po flitet se legjenda kroate mund ta vazhdojë kontratën edhe për një vit me “Los Blancos”.

 

Përkundër mungesës së veteranit të mesfushës, trajneri italian ka alternativa të tjera, me të cilat mund ta mbulojë mungesën e tij, ndonëse kreativiteti i Modricit dhe pesha e prezencës së tij në fushë është një faktor i rëndësishëm dhe i pamohueshëm.

 

Vedat Muriqi me shokë do të përballen sonte me kampionët e Spanjës, Evropës dhe botës në Arabinë Saudite, në ndeshjen që do të nisë në orën 20:00.

 

Fituesi i këtij dueli do të luajë në finalen e madhe me Barcelonën, e cila mbrëmë e eliminoi Athletic Bilbaon në gjysmëfinalen tjetër.

Next Post

Trajneri i Granadas flet për Myrto Uzunin, kërkon të largohet në MLS

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.