Pas largimit të portierit të Kosovës Ilir Avdyli, Llapi ka rikthyer portierin kroat Marijan Çoriq.
Drejtuesit e klubit dhe portieri shtatlartë kanë arritur akordin për kontratë 1.5-vjeçare.
‘Mario’ rikthehet sërish në Podujevë për t’i ndihmuar skuadrës drejt arritjes së objektivave.
Ai ka mbyllur kontratën me ekipin kroat, NK Istra 1961, për t’u bashkuar me Llapin, që para dy sezonesh e ndihmoi në fitimin e Kupës së Kosovës dy herë radhazi dhe një herë Superkupën.
Pas Kupës së dytë të fituar, Coric u largua si kampion dhe la vend për rikthimin e tij, duke qenë një nga futbollistët më të dashur të publikut llapjan. Tashmë, ai kthehet sërish me të njëjtin mision për të çuar ekipin drejt suksesit, plasmanit në Evropë.