Thursday, 20. August 2026
Sport

Shqiptari shënon në Angli por nuk e shmang disfatën e thellë

GS 09/01/2025 1 Min. Lesezeit

Fulhami bindës dhe pa telashe është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).

Skuadra e Fulhamit e ka deklasuar me rezultat 4:1 Watford-in. 

Mysafirët nuk ishin të denjë për ndonjë befasi në Londër.

Futbollisti shqiptar, Roko Vata, djali i legjendës, Rudit, përkundër që shënoi por nuk e shmang disfatën e thellë të skuadrës së tij.
Vata është zëvendësuar në minutën e 67-të.

Për vendasit shënuan Rodrigo Muniz (26′), Jimenez  (49′), Andersen (65′) e Castagne (85′) dhe për udhëtuesit Roko Vata (33′). 

Watford është eliminuar nga garat e Kupës.

Teilen: