Thursday, 20. August 2026
Sport

Broja 22 minuta, Everton kualifikohet

GS 09/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Evertonit me mund të madh është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).

Evertoni ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Peterborough-ut.

Armando Broja, reprezentuesi i Shqipërisë, është paraqitur nga minuta e 68-të apo ishte në fushë për 22 minuta.

Pas një ndërhyrjeje në minutën e 80 të takimit, Broja u rrëzua përtokë duke lëshuar britma nga dhimbjet (89′)

Stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, por dëmtimi këtë herë duket serioz.

Futbollisti Beto shënoi në minutën e 42-të e Ndiaye (90+7 nga penalltia), gola që rezultuan me kualifikim.

Teilen: