Thursday, 20. August 2026
Sport

Kanavaro falënderon Arbër Hoxhën pas golit të shënuar në miqësoren me Shaktarin

GS 10/01/2025 1 Min. Lesezeit

Fabio Kanavaro ka vlerësuar paraqitjen e Arbër Hoxhës në barazimin që mori Dinamo e Zagrebit përballë skuadrës ukrainase të Shaktarit të Donjeckut.

Takimi i mbajtur në Antalia të Turqisë u mbyll pa fitues, edhe pse u shënuan plot katër gola.

Më i rëndësishmi ishte ai i Arbër Hoxhës, i cili shënoi golin e barazimit në minutat e fundit të kohës shtesë, duke i shmangur kështu humbjen në debutim trajnerit të ri, Fabio Kanavaro. Italiani në fund të takimit vlerësoi paraqitjen e lojtari të Kombëtares shqiptare.

Teilen: