• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mallkimi” i Brojës/ Tjetër dëmtim i rëndë për sulmuesin, del nga fusha me barrelë

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mallkimi i dëmtimeve vazhdon për Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi jetoi një tjetër makth, ndërsa e ardhmja e afërt nuk premton asgjë të mirë. Sigurisht, testet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e lëndimit dhe kohët e rikuperimit, por pajmet nga fusha e lojës nuk lenë vend për optimizëm.

Broja hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 68-të në ndeshjen e Everton kundët Peterborou për Kupën e Federatës.  Por pas vetëm 15 minutash, në një aksion sulmues ai vendosi keq këmbën e djathtë, ndërsa dukshëm mes dhimbjesh ra në fushë.

Minutat që pasuan nuk premtojnë asgjë të mirë. Gjatë ndihmës së stafit mjekësor, Broja mori edhe oskigjen, ndërsa mes lotësh braktisi ndeshjen, duke dalë me barrelë.
I vetmi lajm pozitiv ishte fakti ai nuk u dërgua në spital dhe kjo u nënvizua nga trajneri i tij pas ndeshjes. Gjithsesi, Broja do t’i nënshtrohet testeve specifike që do të përcaktojnë dëmtimin në kaviljen e djathtë.

Parashikimet nuk janë optimiste, aq më tepër për historikun e dëmtimeve të sulmuesit. Ky është lëndimi i tretë i rëndë në dy vitet e fundit, pas atij në ligamentet e gjurit dhe më pas në tendinën e Akilit, që e kanë detyruar Armando Brojën të qëndrojë jashtë fushave për periudha shumë të gjata dhe e kanë penguar të bëjë kapërcimin e madh në karrierë.

Po ashtu, ky dëmtim është edhe një goditje e rëndë për kombëtaren e Shqipërisë. Silvinjo shpresonte të kishte sërish në dispozicion sulmuesin që humbi gjithë sfidat e Ligës së Kombeve. Sipas të gjitha gjasave, Broja nuk do të jetë as në sfidat e para në eliminatoret e Botërorit 2026, në program gjatë muajit mars./abcnews.al

Next Post

Tenisti serb ‘plas bombën’: Në vitin 2022 më kanë helmuar në Australi kur më ndaluan të luaja prej Covid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.