• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen: Titulli për konstrukorë ishte një dështim për Red Bull

10/01/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse piloti holandez Max Verstappen fitoi titullin kampion bote për pilotë vitin e kaluar, për makinën Red Bull botërori 2024 ishte një dëmtim. Makina austriake lëshoi fronin si “e pakapshme” në vitin 2023, duke u kthyer në forcën e tretë, pas McLaren dhe Ferrari.

Madje në disa gara të gjysmës së dytë të sezonit Red Bull ishte forca e katërt edhe pas Mercedes, sinjal ky që gjërat mund të jenë problematike vitin tjetër. Ai që pagoi shtrenjtë këtë rezultat ishte piloti meksikan Sergio Perez, apatik në gjysmën e dytë të sezonit dhe u largua nga skuadra (u zëvendësua nga Liam Lawson).

Gjithsesi, Verstappen e mbron ish-shokun e skuadrës: “Padyshim që ishte një dështim i mjerueshëm. Ishte një vit i vështirë për Checo dhe mendoj se nuk ishte gjithmonë faji i tij. Kishim edhe një makinë shumë të vështirë në atë kohë. Nuk ishte tërësisht faji i tij që gjërat shkuan kaq keq”.

“Problemi më i madh që kishim vjet ishte se makina nuk po funksiononte, ishte shumë e vështirë për t’u drejtuar. Ishte e njëjta gjë edhe për mua. Duhej të kishim filluar të punonim më herët, sepse kjo do ta kishte ndihmuar shumë edhe atë.

Në një moment të caktuar të vitit gjërat u bënë shumë të vështira, kjo nuk është e mirë për besimin dhe disa pilotë janë më të ndjeshëm se të tjerët”, shtoi Verstappen.

Next Post

“Konseisao na motivon”, Rafael Leao: Një tjetër Milan, Superkupa si pikënisje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.