• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largimet te Partizani

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani do të zbresë të shtunën në “Arena e Demave” për sfidën e javës së 20-të të Superiores, atë me Skënderbeun. Për të analizuar këtë sfidë në konferencë për shtyp ëhstë paraqitur Dragan Ançiç, ndihmësi i Veselinoviç.

“Skënderbeu? Kemi patur në dispozicion 10 ditë për ta përgatitur këtë sfidë. Patjetër që është një kundërshtar shumë cilësor si çdo kundërshtar tjetër në këtë kampionat. Sigurisht që do të jetë një ndeshje delikate si çdo ndeshje tjetër deri tani”.

Humbja e Dinamos – “Përsa i përket rezultateve të ekipeve të tjera ne nuk i shikojmë. Mendoj se ajo që do të na shërbej apo do të na ndihmoj është vetëm fitorja jonë. E rëndësishme është të fitojmë ne”.

Largimet – “Patjetër që lojtarët që janë larguar janë mungesa të mëdha për ne, përfshirë edhe situatën e Kotes të cilin për afro një muaj nuk do ta kemi të gatshëm.

Sigurisht që do mundohemi ti zëvendësojmë me pjesën e lojtarëve që kemi në organikë. Ata që janë pjesë e jona kanë cilësitë e tyre.

Shpresojmë që edhe klubi të reagoj deri në mbylljen e merkatos, jo vetëm për të zëvendësuar lojtarët e larguar por të afrojë përforcime të denja”.

“Sot është prezantuar Guxhufi, a do të jetë i gatshëm ndaj Skënderbeut? Të gjithë lojtarët që janë pjesë e ekipit janë të gatshëm për nesër. Përsa i përket pjesës se sa do ti shfrytëzojmë ajo varet nga ecuria e ndeshjes”.

Next Post

Vllaznia përmbys Tiranën, vendos Balaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.