Në kuadër të javës së 16-të të Bundesligës vjen goditja në transfertë e Bayer Leverkusenit, që fiton 3-2 në Signal Iduna Park ndaj Borussia Dortmundit. Tella hapi ndeshjen pas 25 sekondash, më pas Schick dyfishon epërsinë në minutën e 8-të. Gittens shkurtoi në minutën e 12-të, por shtatë minuta më vonë ish-lojtari i Romës dhe Samp kompletoi dopietën.
Goli i Guirassy në minutën e 79-të ndezi disi besimin e vendasve, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Bayer Leverkusen fiton 3-2 dhe ngjitet në 35 pikë, momentalisht -1 pas Bayern që ndodhet në vend të parë. Borussia Dortmund mbetet e mbërthyer në 25, aktualisht në vendin e 6-të.