Wednesday, 19. August 2026
Sport

Arijon Ibrahimoviç te Lazio?! Talenti me origjinë shqiptare i Bayern mund të rikthehet në kampionatin italian

GS 11/01/2025 1 Min. Lesezeit

Lazio është gati të blejë Ibrahimoviç. Nuk bëhet fjalë për suedezin e famshëm që ka rol drejtuesi tashmë te Milani, por për Arijon Ibrahimoviç, talentin e Bayern të Mynihut që ka origjinë shqiptare.

Ndonëse i lindur e rritur në Gjermani, familja e tij është nga Prizreni, edhe pse 19-vjecari nuk ka zgjedhur ende nëse do të luajë për Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë.

Arijon ka luajtur vetëm 1 minutë në këtë pjesë të parë të sezonit te Bayern i Mynihut dhe gjasat janë që ai të rikthehet në kampionatin italiian, ku vitin e kaluar u dha në huazim tek Frosinone.

Këtë herë sulmuesi i ri mund të shkojë përfundimisht në huazim me detyrim blerje për 10 milion euro nga klubi kryeqytetas ku luan edhe Elseid Hysaj./vizionplus.tv

Teilen: