Në ndeshjen e javës së 20-të të Serisë A, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi kundër Cagliarit në ditën e debutimit të Sergio Conceiçao në kampionat.
Pas një pjese të parë me pak emocione, një pritje e shkëlqyer nga Maignan në gjuajtjen e Felicit (40′), kuqezinjtë e nisën shumë fuqishëm pjesën e dytë falë Pulisic, i cili fillimisht goditi traversën (47′) dhe më pas shtyllën ( 51′), por në rastin e dytë Morata është më i shpejti dhe shënon në portën e zbrazët.
Katër minuta kaluan dhe miqtë gjejnë golin e barazimit me Zortean, me bashkëpunimin e Maignan që befasohet në diagonalen e parezistueshme. Më pas Caprile bllokon të gjitha sulmet e vendasve.