• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konseisao zhgënjehet shpejt nga Milani: Prisja shumë, shumë më tepër!

12/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Euforia e Superkupës së fituar mori fund në mënyrën më të keqe të mundshme për Milanin që u kthye në realitet në kampionat ku rrezikon të bëhet një skuadër mesi tabele.

Barazimi ndaj Kaljarit që lufton për mbijetesë ktheu në realitet edhe trajnerin Serxho Konseisao, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas rezultatit 1-1 në “San Siro”.

“Prisja shumë, shumë më tepër, në të gjitha nivelet”, pranoi ai i zhgënjyer para mikrofonave të “Sky Sport. “Që kur jam qenë trajner, pra 13 vjet, nëse krahasoj cilësinë e këtij grupi me atë që pashë në fushë, ishte pjesa e parë më e dobët që kam parë ndonjëherë. Pjesa e dytë ishte më e mirë. E kuptoj që strategjia e kundërshtarit është të hidhet në tokë në Itali, por arbitri duhet të japë më shumë se pesë minuta shtesë. Nuk është justifikim, secili prej nesh duhet të kishte bërë më shumë, por duhet t’i them disa gjëra sepse i ndjej “, vijoi ai.

“Sulmuesit e mi nuk janë egoistë dhe mua më pëlqen kjo. Ndonjëherë ata duhet të jenë më të thjeshtë, gjithmonë duket sikur duhet të bëjnë prekjen magjike. Futbolli është i thjeshtë.

Ne bëmë gjithçka ashtu siç e përgatitëm. Na mungonte pak gjerësia dhe kur e kishim ishim shumë të qetë. Problemet ishin mendore dhe fizike. Disa momente nuk më pëlqyen. Unë jam ai që duhet të dal nga kjo situatë, së bashku me ta. Nëse bëhemi më kërkues jashtë lojës, duhet të jemi edhe brenda saj”, tha Konseisao pas ndeshjes.

Next Post

Xhokoviç: Babai më thotë të tërhiqem nga tenisi!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.