Juventusi luan sot ndeshjen e prapambetur të javës së 19-të kundër Atalantës në transfertë, aty ku Mota kërkon fitoren me çdo kusht për të hedhur pas krahëve momentin negativ që po kalon. Në prag të kësaj sfide, trajneri bardhezi ngriti zërin duke e bërë të qartë objektivin.Si është grupi pas derbit?
Grupi është duke rikuperuar pas derbit, sepse është e rëndësishme që të kemi një gjendje të mirë fizike dhe mendore. Jemi të mërzitur sepse nuk kemi fituar, por gjithashtu edhe të përqendruar në ndeshjen e ardhshme, shumë të rëndësishme përballë Atalantës që është një skuadër e mirë. Duhet të përballemi duke dhënë maksimumin tonë dhe të fitojmë.
Si është Kopmeiners, i cili është dhe një ish i kësaj sfide?
Është lojtari dhe njeriu që prisja prej tij. Është një djalë që ndihmon shumë në përditshmëri. E vendos shpesh veten në vështirësi për shokët e skuadrës dhe e bën këtë gjë sepse e ndjen dhe do të fitojë.
Si janë lojtarët e dëmtuar?
Nuk do të jenë me ne Bremeri, Kabali, Miliku dhe Konseisao. Për Vlahoviçin do të shohim edhe në stërvitjen e fundit.
Çfarë kujtimesh ke nga Gasperini në kohën kur e kishe trajner?
Sigurisht që ai është zhvilluar shumë, por edhe më përpara ka qenë një trajner i madh dhe sot akoma edhe më shumë. Më kujtohet si një trajner shumë kërkues, që kërkonte gjithmonë të sulmonim, të luanim futboll të bukur dhe vazhdon të jetë kështu. Atalanta sot është një skuadër që sulmon me shumë njerëz.
A do të ishte e drejtë të flisnim për një krizë të Juves?
Ne jemi të parët që jemi shumë të mërzitur sepse nuk po ia dalim dot të fitojmë. Edhe në ndeshjen e fundit ne luajtëm më mirë se kundërshtari. Kemi krijuar shumë në pjesën e dytë për të kaluar në avantazh, por nuk jemi treguar të zotë. Duhet punë, punë dhe vetëm punë. Nuk jemi të kënaqur do të ishte fjala e duhur, por nga ana tjetër duhet të jemi pozitiv pasi jemi në rrugën e duhur. Duhet të përmirësohemi në shumë gjëra gjithsesi.
A keni bërë llogari për zonën Champions?
Sigurisht që ne nuk jemi të kënaqur nga pozicioni ku ndodhemi. Duam të jemi në zonën Champions për të arritur nivelin tonë. Është e kot të projektojmë diçka më tepër tani, por të përqendrohemi te ndeshja sot.
A pret që Kolo Muani të vijë shpejtë?
Të gjithë lojtarët e kësaj skuadre janë të rëndësishëm. Unë nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera dhe nuk e kam bërë kurrë këtë gjë. Nuk më pëlqen as kur flasin për lojtarët e mi dhe pikërisht as unë nuk preferoj të flas për lojtarët e të tjerëve.
PANORAMASPORT.AL