Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Nuk kaloi vizitat mjekësore, dështon transferimi i Okafor te Leipzigu

GS 14/01/2025 1 Min. Lesezeit

Noah Okafor nuk do të jetë lojtar i Leipzigut, të paktën për momentin. Sulmuesi zviceran, për të cilin Milani kishte arritur marrëveshje me klubin gjerman për një huazim me të drejtë blerjeje, nuk mori dritën jeshile nga stafi mjekësor i Leipzig për të përfunduar lëvizjen pasi nuk i kaloi të gjitha ekzaminimet e zakonshme mjekësore.

Për këtë arsye, siç raporton Philipp Hinze, Okafor pritet të kthehet në Milano.

Pasi mungoi në Superkupën e Italisë dhe ndeshjet e fundit të kampionatit për shkak të një problemi fizik, Okafor u rikthye në stërvitje në Milanello, por duke mos u rikuperuar plotësisht.

Leipzig vendosi të mos vazhdojë me ndeshjen mbylli marrëveshjen, duke komplikuar planet e transferimit të kuqezinjve.

Teilen: