• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Karriera e pafund e legjendës japoneze, 58 vjeç në futbollin profesionist

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ka një histori që duket e pafund, ajo është e Tomoyoshi ‘Kazu’ Miura-s, i cili, në moshën 57-vjeçare, sapo ka rinovuar kontratën me Atlético Suzuka-n, klub i kategorisë së katërt në Japoni, si huazim nga Yokohama.

Miura, i cili e nisi karrierën e tij profesionale në vitin 1986 me Santos-in në Brazil, do të hyjë në vitin e tij të 40-të si profesionist.

Në fakt, duke qenë se sezoni në Japoni nis në mars, Kazu do ta fillojë atë 58 vjeç, që do t’i mbushë në shkurt. Miura është lojtar i Yokohama-s që nga viti 2005, por në 2021 nisi një seri huazimesh: pas kthimit nga Liga 2 e Portugalisë – ku mori pjesë në gjithsej 8 ndeshje –, ai u transferua në qershor 2024 te Suzuka, ku theu rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në JFL, me 57 vjet dhe 236 ditë.

“Vendosa të vazhdoj të luaj për Atlético Suzuka-n këtë sezon. Do të jem në fushë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe do të bëj më të mirën për të shënuar sa më shumë gola për të gjithë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Dua të përdor përvojën time për të mobilizuar fuqinë e komunitetit’, deklaroi lojtari.

Përveç Japonisë, Portugalisë dhe Brazilit, ai ka luajtur gjithashtu në Itali dhe Kroaci.

Next Post

Laçi fiton me përmbysje ndaj Kukësit dhe prek çerekfinalet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.