Wednesday, 19. August 2026
Sport

Laçi fiton me përmbysje ndaj Kukësit dhe prek çerekfinalet

GS 14/01/2025 1 Min. Lesezeit

Laçi është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra kurbinase eliminoi Kukësin e Kategorisë së Parë falë fitores 3-1 me përmbysje.

Edhe pse ekipi i Morieros e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e 22-të, nga këmbët e Fadiga. Finalizimit të mrekullueshëm të futbollistit të Kukësit iu kundërpërgjigjën pa u mbyllur pjesa e parë Tresa dhe Bullari, ky i fundit realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.

Gjatë pjesës së dytë më konkretisht në minutën e 66-të, Bullari shënoi golin e dytë personal dhe të rezultatit përfundimtar 3-1. 

Teilen: