• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana për turp, e përmbys Bylisi dhe e eliminon nga Kupa

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana nuk sheh dritë në fund të tunelit: pas rezultateve të dobëta në kampionat, eliminohet edhe nga Kupa e Shqipërsë. ‘Gjëmën’ ia bën Bylisi, që e mposht 2-1 në përmbysje. Një rezultat ndoshta i papritur, por që rikonfirmon krizën e thellë të Tiranës.

Goli i shpejtë i Tiranës i shënuar nga Emanuel Ernest dha përshtypjen e rremë se bardheblutë do ta arrinin lehtësisht kualifikimin. Kundërpërgjigjja e ekipit mallakastriot ishte shpejtë teksa në minutën e 22-të Marku goditi saktë me kokë duke shtangur Selmanin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave për të shënuar golat të tjerë.

Gjatë pjesës së dytë rasti më i volitshëm për Tiranën u shënua në shtesë, kur Hasanbelli nuk lejoi Prengajn të mbyllte ndeshjen. Rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura, kështu që për të përcaktuar fituesin u desh të luheshin dy pjesë nga 15 minuta.

Në minutën e 116-të ndodhi ajo që më pak pritej: Bylisi kap në befasi Tiranën dhe arrin të shënojë me Rucin golin e fitores, duke bërë që të shpërthente festa në stolin e miqve. Tirana e pati të pamundur për të shënuar golin e barazimit në minutat e fundit të shtesës, duke pranuar verdiktin e fushës: eliminim e saj nga Kupa. 

Next Post

Ish-sulmuesi i Bayern në mbështetje të Uzunit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.