Humbja e dytë radhazi në Bundesligë për Borussia Dortmundin, që u mposht me rezultatini 4-2 në transfertë nga Kiel. Verdhezinjtë paguan një pjesë të parë horror, e cila përfundoi 3-0 për vendasit falë golave të Machino (27′), Harres (32′) dhe Bernhardsson në shtesë.
Golat e Reyna (71′) dhe Bynoe-Gittens (77′) vetëm sa e bënë më intensive finalen, e cila më pas u mbyll me vulën e Arp (98′).
Borussia mbetet në 25 pikë dhe rrezikon të përfundojë -17 pas Bayernit. Kiel ngjitet në 11 pikë, me suksesin e dytë radhazi në shtëpi.