Wednesday, 19. August 2026
Sport

Egnatia eliminon me lehtësi Kastriotin, Rabiu i jep kualifikimin Skënderbeut

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Egnatia kualifikohet pa shumë sforcim në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kamipionët në fuqi të Superiore mposhtën 4-0 Kastriotin, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim kalimin në raundin e radhës në Kupë.

Rrogozhinasit e shënuan golin e parë që në minutën e 17-të me Aliyev, por nuk pati gol të tjerë në fraksionin hapës. Thellimi i diferencës do të vinte vetëm në minutën e 77-të nga Ndërca, ndërsa në vijim shënuan Leo Melo dhe Doukouo.

Vijon rrugëtimin në çerekfinale edhe Skëndebeu, që iu imponua me rezultat minimal (1-0) Vorës. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Rabiu në minutën e 71-të.

 

Teilen: