Wednesday, 19. August 2026
Sport

Bardhi largohet nga Trabzonspori

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra nga Turqia, Trabzonspor.

Trabzonspori ka njoftuar se kontrata me mesfushorin ofensiv, është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Po ashtu, është bërë e ditur se nuk do të ketë kompensim për Bardhin për prishjen e kontratës, e cila për herë të parë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2022, e që ishte e vlefshme deri më 31 maj të këtij viti.

29-vjeçari ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje këtë sezon për Trabzonsporin, ndërsa ka regjistruar vetëm një asistim.

Bardhi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka luajtur edhe për Ujpestin e Hungarisë dhe Levanten e Spanjës në futbollin ndërkombëtar.

 

 

Teilen: