Wednesday, 19. August 2026
Sport

Vëllaznimi mposht Bashkimin në gjysmëfinalen e parë

GS 15/01/2025 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Vëllaznimit ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Bashkimit, e cila ishte e para në kuadër të serisë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, i takoi ekipit vendas që triumfoi me shifrat 80:71.

Me këtë avantazh prej nëntë pikëve, Vëllaznimi do të udhëtoj në Prizren për ndeshjen e dytë dhe do të tentoj ta eliminoj Bashkimin për të siguruar finalen e madhe.

Deri te fitorja ndaj Bashkimit, skuadra e Vëllaznimit erdhi pasi i fitoi tre çerekë dhe e humbi vetëm një, ndonëse me rezultatin e thellë 27:18.

Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë (21:17), të dytë (20:15) dhe të fundit () për këtë fitore të madhe dhe të rëndësishme.

Treshja Trey Anderson, Jericole Hellems dhe Arian Azemi ishin më të merituarit për triumfin e Vëllaznimit.

Anderson pati 15 pikë e 8 kërcime, Hellems shtoi 20 pikë e 7 kërcime kurse Azemi kontribuoi me 21 pikë të realizuara.

Te Bashkimi, tre basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ku më i dalluari ishte Mack Smith me 20 pikë, 5 kërcime e 3 asistime.

 

 

 

Teilen: