Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

“San Siro” përqafon sërish Lautaron, por nuk mjafton

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Përfundon 2-2 Inter-Bologna, ndeshja e fundit e rikuperuar e javës së 19-të të Serisë A. Emilianët zhbllokuan sfidën pas 15′ me një goditje të Castros, por zikaltërit arritën të përmbysin rezultatin që në pjesën e parë falë golave ​​të Dumfries dhe Lautaro, i cili  gjen sërish golin në San Siro pas më shumë se dy muajsh.

Të besuarit e trajnerit Inzaghi u afruan disa herë për të trefishuar, por goli i Holm i ngriu në minutën e 64-ët dhe rezultati nuk ndryshoi më. Italiano(trajneri i Bolognas) mbetet në margjinat e Evropës, Inzaghi në vend të kësaj e ngadalëson ritmin pas gjashtë fitoreve radhazi dhe rrëshqet në -3 pas liderit Napoli, me ende një ndeshje për t’u rikuperuar.

Teilen: