Wednesday, 19. August 2026
Sport

Beogradi mbulohet nga turpi i madh në ndeshjen evropiane! Ambasadori amerikan largohet nga palestra

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Serbët shkaktuan skandal të madh në sallën në Beograd.

Kulmi i skandalit nga shovenizmi serbë ndodhi në ndeshjen e basketbollit.

Edhe një dëshmi e qartë për mendësinë serbe dhe sjelljet e tyre huligane.

Image

Pamje e turpshme

Ky është turpi serb!

Mediumi serb “Danas” ka raportuar për rastin skandaloz të mbrëmjes së sotme.

“Tifozët e Cërvena Zvezdës ofenduan ambasadorin amerikan, Hill i cili u largua nga ‘Arena’ e Beogradit.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill u largua nga Arena e Beogradit pasi publiku e ofendoi atë kur ai hyri në zonën VIP për të ndjekur ndeshjen e Euroligës të xhiros së 21-të ndërmjet Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Fenerbahces.

Disa nga mbështetësit bardhekuq fillimisht kanë fyer ambasadoren amerikane dhe më pas disa tifozë iu afruan  zonës dhe i kërkuan Hillit të largohej nga “Arena”.

Në atë moment në sallë dëgjoheshin edhe thirrje nënçmuese ku përmendej emri i ambasadorit Aleksandar Vuçiq, si dhe thirrjet “Zvezda, Zvezda””, ka shkruar mediumi serb.

Teilen: