Wednesday, 19. August 2026
Sport

Barcelona i jep goditje edhe Betisit pas Realit

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona e Hansi Flick është e frikshme.

Pas fitores 5:2 të marrë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid, katalanasit kanë mundur 5:1 në shtëpi Betis-it në 1/8-at e Kupës së Spanjës dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e kompeticionit.

Gavi ka zhbllokuar ndeshjen pas 3 minutash, ndërsa Kounde ka dyfishuar avantazhin në të 27-ën pas një asisti të Yamal.

Dominimi i Barçës ka vazhduar në pjesën e dytë dhe ka sjellë tre gola të tjerë të realizuar nga Raphinha (58′), Torres (67′) dhe Yamal (75′).

Teilen: