• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen mund të përfitojë

16/01/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jacques Villeneuve, një nga ikonat e Formula 1 dhe kampion bote, beson se Max Verstappen mund të shpallet kampion edhe sezonin e ardhshëm edhe pse Red Bull tregoi se nuk është makina më e mirë në gjysmën e dytë të sezonit të vitit të kaluar.

Ish-piloti kanadez shprehet se rivaliteti që do të kenë mes tyre pilotët e McLaren dhe Ferrari mund ta ndihmojë Verstappen. “Te McLaren kemi Lando Norris dhe Oscar Piastri që janë të fortë, janë pilotë fitues dhe që duelojnë mes tyre për fitore”, u shpreh Villeneuve.

“E njëjta gjë është edhe te Ferrari, ku Charles Leclerc do të përballet edhe me Leëis Hamilton brenda skuadrës për fitore.

Kjo gjë u pa edhe vitin e kaluarme këta pilotë, ndërkohë që në mes është edhe Mercedes, që mund të fitojë me George Russell”, shtoi kanadezi.

“Ndërsa te Red Bull është vetëm Verstappen që do të duelojë për fitore dhe kjo mund ta ndihmojë atë për t’u shpallur kampion bote. Red Bull do të fokusohet shumë tek Max, ndërsa i riu Lawson do ta ndihmojë dhe ky do të jetë avantazh për Verstappen”, tha Villeneuve.

Next Post

Dean Liço prezantohet te Boluspori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.