Wednesday, 19. August 2026
Sport

Kushtet e rënduara atmosferike, Pogradeci-Flamurtari shtyhet për të hënën

GS 16/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Pogradecit dhe Flamurtarit do të luhet ditën e hënë në orën 13:30. Kushtet e vështira atmosferike kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të ndryshonin ditën e takimit, i cili ishte programuar që të luhej të shtunën.

Sasia e dëborës e rënë në ditët e fundit kanë rënduar kushtet e stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, i cili mirëpret ndeshjen të hënën në orën 13:30. Ndeshja do të transmetohet për publikun shqiptar në RTSH Sport.

Teilen: