Friday, 13. February 2026
Formula 1

Villnev: Konkurenca e pilotëve te Meklareni dhe Ferrari, e favorizon Verstapenin

GS 16/01/2025 1 Min. Lesezeit

Zhak Villenev, një nga ikonat e Formula 1 dhe kampion bote, beson se Maks Verstapen mund të shpallet kampion edhe sezonin e ardhshëm edhe pse “Red Bull” tregoi se nuk është makina më e mirë në gjysmën e dytë të sezonit të vitit të kaluar.

Ish-piloti kanadez shprehet se rivaliteti që do të kenë mes tyre pilotët e MekLaren dhe Ferrari mund ta ndihmojë Verstappen.

Te Meklaren kemi Lando Norris dhe Oskar Piastri që janë të fortë, janë pilotë fitues dhe që duelojnë mes tyre për fitore”, u shpreh Villenev.

“E njëjta gjë është edhe te Ferrari, ku Sharll Lekler do të përballet edhe me Luis Hamiltonit brenda skuadrës për fitore. Kjo gjë u pa edhe vitin e kaluarme këta pilotë, ndërkohë që në mes është edhe Mercedes, që mund të fitojë me Xhorxh Rasell”, shtoi kanadezi.

Teilen: