Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të 21-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra greke e Olympiacosit vijon të udhëheqë renditjen me 15 fitore, duke mposhtur 102-101 Baskonia Gasteiz jashtë fushe.
Fiton një pozicion skuadra turke e Fenerbahces, që fitoi 96-91 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, ndërsa në vendin e tretë ndodhen Monaco dhe kampionët në fuqi të Panathinaikosit, që u mundën në ndeshjet e kësaj jave.
Ditë e mirë për ekipet spanjolle, ku Real Madridi fitoi 116-113 ndaj Maccabit, ndërsa Barcelona mposhti Panathinaikosin 82-73.
Rikthehet te fitorja Paris Basketball, që mundi 88-84 turqit e Anadolu Efes.
Euroleague-Raundi i 21-të
Villeurbanne – Partizan Beograd 62-93
Paris Basketball – Anadolu Efes 88-84
Armani Milano – Alba Berlin 100-68
Baskonia Gasteiz – Olympiacos 101-102
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv 116-113
Zalgiris Kaunas – Virtus Bologna 77-68
Crvena Zvezda – Fenerbahce 91-96
Bayern Munich – Monaco 95-94
Barcelona – Panathinaikos 82-73