Wednesday, 19. August 2026
Sport

VIDEO/ Po kalon momentin më të mirë, Mitaj shqetëson stafin në minutën e fundit

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mario Mitaj ka shqetësuar stafin në minutën e 96-të të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Raed, ndërsa u shtri në fushë.

Al Itihad fitoi 4-1 në shtëpi, ndërsa sfida pati vlerë për javën e 15-të të kampionatit në Arabinë Saudite.

Mitaj pati sërish një paraqitje pozitive, teksa në sekondat e fundit të ndeshjes pësoi një tërheqje.

Mbrojtësi shqiptar ndaloi kundërshtarin të avanconte më tej në sulm.

21-vjeçari shtrëngoi dhëmbët deri në vërshëllimën e fundit.

https://streamin.one/v/c981aefd

Aktualisht skuadra e tij po lufton për titullin kampion.

Al Itihad ndodhet me pikë të barabarta me Al Hilalin kryesues.

Teilen: